Befason Wenger, gati të marrë drejtimin e bardhezinjve
Trajneri 69-vjeçar Arsene Wenger mund të rikthehet në Premier League sezonin tjetër. Sipas të përditshmes britanike “Chronicle”, ish-trajneri i Arsenal ka marrë ofertën për të drejtuar skuadrën e Newcastle sezonin e ardhshëm, ku do të zërë vendin e spanjollit Rafa Benitez.

Kontrata aktuale e Benitez me Newcastle skadon në fund të këtij sezoni dhe ende nuk është vendosur nëse trajneri spanjoll do të qëndrojë apo jo. Palët kanë nisur bisedimet prej kohësh, por ende nuk ka asgjë zyrtare kur duhen edhe 2 javë që të mbyllet sezoni i Premier League.

Duket se kjo vonesë vjen nga fakti se detyra e trajnerit të skuadrës bardhezi i është propozuar edhe Wenger, që pas 22 vitesh në drejtimin e Arsenal këtë sezon qëndroi pushim. Trajneri francez ka thënë se pas një viti pushim do të rikthehet në stol sezonin tjetër dhe Newcastle mund të jetë aventura e tij e re. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2019, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori