Befason ylli i Realit: Lopetegui është trajneri më i mirë që kam pasur
Julen Lopetegui mund të jetë shkarkuar nga pozita e trajnerit të Real Madridit, megjithatë ish-lojtari i tij, Dani Carvajal, ende e konsideron spanjollin si trajnerin më të mirë që e ka pasur në karrierën e tij.

“Për mua, ai është trajneri më i mirë që e kam pasur ndonjëherë. Fatkeqësisht, atij i mungoi fati i nevojshëm për të vazhduar karrierën me ne. Ne e kemi të përbashkët mënyrën se si e shohim, futbollin, mënyrën se si e shohim menaxhimin e futbollit”, ka thënë Carvajal.

“E kam thënë këtë gjë edhe pasi të arrinte në Real Madrid dhe do të vazhdoj ta them edhe pasi u largua. Unë do të vazhdoj ta them këtë gjë derisa ta kemi një trajner tjetër i cili mund t’i bëjë gjërat më mirë se ai”, deklaroi mbrojtësi spanjoll.
Shtuar më 05/11/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori