Befason Zanetti: Baggio ishte më i mirë se Ronaldo "Fenomeni"
Ish-kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanneti e ka cilësuar Roberto Baggion se lojtar më të mirë se Ronaldo Fenomeni.

Legjenda argjentinase e Inter, Zanetti, ka kaluar një jetë me skuadrën ‘Zikaltër’ dhe ka përcjell lojtarë të shumtë, të mrekullueshëm e deshtakë.

Por, kush ka qenë lojtari më i mirë me të cilin Zanetti ka luajtur gjatë karrierës së tij? Në mesin e emrave si Adriano, Ibrahimovic, Ronaldo e shumë të tjerë, ai zgjodhi emrin e Roberto Baggio.

"Kur Ronaldo erdhi nga Barcelona, ai ishte thjeshtë i jashtëzakonshëm, por nëse duhet të them një emër, do të ishte Roberto Baggio. Ai kishte balancin ideal mes kualitetit dhe pasionit", ka thënë Zanetti.

"Kam admirim të madh për Baggio, njësoj sikur të gjithë gjithmonë kanë pasur", ka shtuar argjentinasi.

Këtë përgjigje, Zanetti e ka dhënë gjatë një bisede me Esteban Cambiasso, në një video live në ‘Instagram’.
Shtuar më 19/04/2020, ora 08:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori