Begeja: Kishim 3 mungesa të rëndësishme, kontigjenti jonë kaq është
I zhgënjyer për humbjen por akoma më shumë për paraqitjen e skuadrës së tij në sfidën ndaj Flamurtarit. Trajneri i Teutës Gentjan Begeja theksoi se mungesat kishin shumë peshë në këtë disfatë të durrsakëve.

• Një hap mbrapa ky?

"Kanë ndikuar mungesat, jo për tu justifikuar për humbjen. Kishim 3 mungesa të rëndësishme, kontigjenti jonë kaq është. Ne ia kemi falur vetë golat kundërshtarit, pa i hequr meritat Flamurtarit.

• Ka munguar grinta, e dinë lojtarët në çfarë gjëndje janë?

"Konstatimi i drejtë. Skuadra nuk dha ato që ka dhënë ndeshjet e fundit. Kjo ishte dhe një nga kritikat e mia në pushim të ndjeshes. Megjithatë ne kemi ndeshje të tjera më mbrapa. Nuk e kemi interpretuar mirë pjesën e parë. Ne e kishim ndërtuar lojën ti lëshonim terren kundërshtarit por bëm shumë gabime amatoreske", përfundoi Begeja. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori