Nuk mund të kalojë pa u vënë re sezoni fantastik që po kalon Gonzalo
Higuain. Pavarësisht lidhjes së ngushtë që ka argjentinasi me tifozët, në janar shumë ekipe të mëdha kanë gati oferta marramendëse nga klubet më të mëdha të botës, raporton Albeu.
Chelsea dhe PSG janë të gatshme që të bëjnë çmendurira për të bërë të tyrin padyshim një ndër sulmuesit më të mirë në botë për
momentin.
Presidenti i
Napolit De Laurentis kërkon plotë 84 milionë
euro për ta lënë të lirë bomberin e njohur.
Janari është larg, por me kaq shumë gola që po shënon
Higuain vështirë të mbetet në Serinë A. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2015,
ora 12:54