Bëhet gati shkëmbimi Aguero-Higuain
Reali i Madridit po mendon që në rast se largon Gonzalo Higuainin, të sjellë në ekip Sergio Agueron. “Pepita” duket se është lodhur nga të qenit zëvendësuesi i Karim Benzemasë te Reali, ndaj gjithmonë e më shumë po mendon që të kalojë në një tjetër klub, ku të ketë më tepër lavdi. Nga ana tjetër, “El Kun” e ka pasur një nga dëshirat e tij më të mëdha që një ditë të bëhet pjesë e “galaktikëve”.

Para se të ikte te Manchester City, ai u përpoq të arrinte marrëveshje me Realin. Higuain është lodhur së ndieri i nënvlerësuar. Argjentinasi kërkohet nga Chelsea, që është gati të ofrojë 42 milionë euro për kartonin e tij. Por edhe “qytetarët” në verë e kishin atë zgjedhje të parë për sulmin, mirëpo pas refuzimit vendosën të merrnin Agueron. Në garë për Higuainin janë edhe klubet e Juventusit, Interit dhe të PSG-së.

Argjentinasi merr 3.5 milionë euro në vit te Reali dhe sipas të përditshmes sportive “Marca”, mund të ketë një shkëmbim midis dy lojtarëve. Në total që marrëveshja të ketë sukses, duhet të kapë shifrat e 45 milionë eurove, aq sa kushton Aguero. Por nisur nga vlera e Higuainit, Reali nuk ka për të derdhur shumë para në arkën e klubit anglez. Për më tepër që presidenti Florentino Perez ka marrëdhënie të shkëlqyera me presidentin e City, sheikun Mansur bin Zayed al Nahya. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2012, ora 10:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori