Bëhet trajner falë "Football Manager" (FOTO LAJM)

Dëshira për t’u bërë trajner i një ekipi te futbollit kalon edhe përmes botës virtuale të lojërave elektronike. Përmes lojërave të tilla si Football Manager apo FIFA Manager shumë të rinj nisin një “karrierë” si trajner në botën virtuale me dëshirën, ambiciet dhe ëndrrën që një ditë të drejtojnë një ekip të vërtetë futbolli.

Dhe rasti i tillë i parë vjen nga Azerbajxhani, ku një student 21-vjeçar, Vugar Huseynzade do të jetë trajneri i rezervave të FC Baku, një ekip elitar i këtij vendi. Lajmi raportohet nga gazeta suedeze, "Aftonbladet", ku Huseynzade fillimisht hyri në shoqëri si këshilltar i presidentit të klubit pasi ishte diplomuar në Universitetin e Bostonit për menaxhim të sporteve.

7 muaj pas eksperiencës si këshilltar, studenti suedez kishte bërë karrierë si trajner në lojën virtuale Football Manager dhe falë kësaj eksperience por dhe aftësive të shprehura nga vetë ai e bindën presidentin e klubit t’i besojë 21-vjeçarit Huseynzade të stolin e ekipit të rezervave. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2012, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori