Behrami do ta blejë kontratën e Lazios
Albeu.com
Agjenti i mesfushorit kosovar, Valon Behramit, Alessandro Beltrami, ka zbuluar se klienti i tij dëshiron ta blejë pjesë e mbetur të kontratës së tij, me qëllim të realizojë transferim gjatë afatit kalimtar të verës.23-vjeçari, është lidhur me një varg top-klubesh evropiane, përfshirë edhe dy klubet e Premierligës, Liverpoolin dhe Tottenhamin, ndërsa duket se përfundimisht do të largohet nga Lazio, ku kaloi tri vite.

Mendohet se vendimin e tij, shqiptari do ta merr pas kampionatit evropian Euro 2008, ku ai do të aktivizohet me kombëtaren e Zvicrës, që së bashku me Austrinë, është nikoqir i këtij kampionati.

Së fundi me Behramin është lidhur edhe klubin spanjoll Sevilla, derisa babai i tij pati deklaruar së fundi se transferimi tashmë është kompletuar, por një gjë të tillë e ka mohuar agjenti i tij.

“Babai nuk vendos për djalin e tij dhe ai nuk është i informuar për ngjarjet. Behrami do të luajë në Euro 2008 si lojtar i lirë, pasi që do ta blejë pjesën e mbetur të kontratës. E dini se cila është klauza e Websterit? Pra, ai do ta shfrytëzojë atë. Dhe, pas kësaj, do t’ju them se ai ka shans të qindpërqindtë të largohet nga Lazio”, ka thënë Alessandro Beltrami.

“Lazio kërkonte 12 milion euro për të dhe ne zhvilluam kontakte, por tash ai do të jetë në gjendje të vendosë vetë se ku do të shkojë, dhe ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve. Ne nuk do t’i kontaktojmë klubet, besomëni, ata do të na kërkojnë neve”, ka përfunduar Beltrami. (goal.com)
Shtuar më 24/05/2008, ora 01:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori