Behrami i gatshem per Portsmouthin
Pëlqej
Albeu.com
Mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Valon Behrami, është tërësisht i rikuperuar nga lëndimi dhe tashmë stërvitet me pjesën tjetër të ekipit të West Hamit, shkruajnë mediat angleze.
Kosovari i huqi dy ndeshjet e fundit me klubin e Premierliës, por tashmë e ka tejkaluar lëndimin dhe do të mund t’i ndihmojë ekipit në ndeshjen e sotme përballë Portsmouthit.

Behrami u lëndua gjatë ndeshjes përballë Manchester United dhe parashikimet e para ishin se ai do të mungojë rreth një muaj.

23-vjeçari arriti në klubin londinez gjatë kësaj vere nga Lazio, për një shumë prej 5 milionë funtesh.
Shtuar më 15/11/2008, ora 17:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori