Behrami: Jemi për titull
Pas fitores 3-0 të arritur me Lazion në mesjavë Napolin e pret so në mesditë një sfidë shumë e vështirë përballë Sampdorias por mesfushori shqiptaro-zviceran i Napolit, Valon Behrami, shpreh bindjen e tij mbi mundësinë e skuadrës për të luftuar me Juventusin për titullin kampion.

"Kjo është skuadra më e fortë ku kam luajtur ndonjëherë, edhe pse më parë kam përjetuar përvoja të rëndësishme në Romë apo Firence. Për mua, Napoli është maksimumi, pika më e lartë e karrierës sime dhe ndiej që mund të luftojmë për titullin", deklaroi Behrami.

Për Behramin, një avantazh i rëndësishëm për napolitanët janë tifozët: "Ata na transmetojnë një entuziasëm unik, aq sa të përqafojnë dhe të ofrojnë kafe kur ecën rrugëve. Për mënyrën time të të qënit, kjo është shumë e rëndësishme, ndërsa vetë skuadra, me cilësitë teknike që ka, më lejon të nxjerr lehtë në pah lojën time".

Ndërkohë, të premten, Napoli shpalli përfundimin e fushatës së tij të abonimeve, duke konfirmua një shifër prej 11 500 abonimesh vjetore të shitura, një rënie prej rreth 4 mijë nga sezoni i shkuar, ndikuar nga mungesa e pjesëmarrjes në Champions League dhe largimi i një prej idhujve të tifozerisë, si Ezequiel Lavezzi. /albeu.com/

Shtuar më 30/09/2012, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori