Behrami kërkon të dëshmoi që nuk është i "mbaruar"
Mesfushori me prejardhje kosovare, Valon Behrami, ka zbuluar arsyen pse u kthy në Serie A, te skuadra e Genoas.

35 vjeçari ishte lojtar i lirë pasi u largua nga Sion, dhe u kthye në janar te Genoa, për të punuar nën urdhrat e Davide Nicola.

"Kthimi te Genoa ishte mundësi e madhe pas gjashtë muajve të vështirë për mua. Me gjithë sinqeritetin, unë dua të dëshmoj se nuk kam mbaruar si lojtar", ka thënë reprezentuesi i kombëtares helvete".

"Dua që shokët e skuadrës të më besojnë dhe të përdorin eksperiencën time si shkëmb për t’u mbajtur gjatë kohëve të vështira. Nuk po flas vetëm në fushë, por edhe jashtë saj", ka shtuar Behrami.

"Unë kaloj mirë me trajnerin Nicola, por kjo është sepse filluam me një debat. Ai më tha se çfarë mendonte dhe unë e bëra të njëjtën, të dy e kuptuam se kemi të bëjmë me njerëz të sinqert. Kjo është e rëndësishme në futboll", ka thënë mes tjerash futbollisti kosovar.

Behrami e ka kaluar në Serie A shumicën e kohës nga karriera e tij dhe me gjasë aty do t’i jap fund, pikërisht me Genoan.
Shtuar më 15/06/2020, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori