Behrami largohet nga Udinese, firmos me ekipin e njohur
Mesfushori shqiptar Valon Behrami është larguar nga kampionati italian, përkatësisht nga Udinese.

Ai është transferuar në Zvicër te Sioni me të cilin ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare.

Skuadra e Sionit në faqen zyrtare e ka cilësuar këtë transferim si "lëvizje të bukur" duke transferuar një lojtar me eksperiencë si Behrami që ka luajtur mbi 400 ndeshje profesionale dhe shumë turne të rëndësishme me kombëtaren e Zvicrës.

34 vjeçari më parë ka luajtur te skuadrat e njohura evropiane si, Napoli, Genoa, West Ham, Watford, Hamburg etj.
Shtuar më 02/07/2019, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori