Behrami: Nuk me intereson Milani
Albeu.com
Mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane, Valon Behrami, raportohet se ka refuzuar të bisedojë me Milanin për një largim nga West Ham United. Behrami është rikthyer në stërvitje pas lëndimit që pësoi në pjesën e dytë të sezonit të ...... kaluar, ndërsa së fundi ka qenë nën vëzhgim të Milanit, që dëshiron të forcojë repartin defansiv.

Por agjentët e Behramit ua kanë bërë të qartë ndërmjetësuesve të Milanit se ai nuk është duke menduar të largohet nga West Hami, ku ka një raport të shkëlqyeshëm me trajnerin Gianfranco Zola.

Behrami kaloi në West Ham sezonin e kaluar pas një përvoje të suksesshme në Serie A te Lazio.
Shtuar më 26/08/2009, ora 17:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori