Behrami sfidon Shqipërinë: Shënoj dhe festoj si i çmendur
Valon Behrami sfidon Shqipërinë përpara sfidës së 11 qershorit në Europian. Në një intervistë për “The Guardian”, 31-vjeçari premton se do të festojë në rast se i shënon Shqipërisë dhe shpjegon se nuk ka ndërmend të largohet nga kombëtarja e Zvicrës për të shkuar tek Kosova.

“Unë jam shumë i lumtur që do të përfaqësoj Zvicrën dhe ngjyrat e këtij flamuri në Europian. Do të luftoj për këtë vend, i cili i ka dhënë gjithçka familjes time. Shpresoj të bëjmë një Europian sa më të mirë dhe të shkojmë larg”, tha 31-vjeçari.

Festë ndaj Shqipërisë- Behrami është i bindur për festë ndaj Shqipërisë. Madje, ai thotë se do të festojë në rast se i shënon portierit Etrit Berisha.

“Festimi i një goli është pjesë e ndeshjes. Nëse do t’i shënoja Shqipërisë sigurisht që do të festoja. Për këtë nuk ka dyshime, sepse unë sa herë shënoj dua të festoj. Unë e dua shumë futbollin dhe kjo lojë është kënaqësi.

Për momentin, mesfushori me origjinë nga Mitrovica ka thënë se nuk ka ndërmend të ndryshojë kombëtare.

“Unë e kam vendosur që do të luaj vetëm për një ekip kombëtar gjatë gjithë karrierës time”, tha Behrami duke dhënë një mesazh të qartë për Kosovën.
Shtuar më 04/06/2016, ora 11:33
une
e Shtunë 4 Qershor 2016, Ora 11:51
Ik ore magjup kosove, to as shqiptar nuk je o gjak romi.
toni
e Shtunë 4 Qershor 2016, Ora 13:42
Jo magjyp por ma zi esht ky qe ka shit by... per lek ne zvicer ky esht si ata kurvat e pufit qe q... per 20 euro
Alban
e Hënë 6 Qershor 2016, Ora 03:23
Diss Une@ -- magjupi nuk thotë ashtu sepse frikësohet, po ky është gjake shqiptar e zemër shka.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori