Behrami tani vezhgohet nga Juve dhe Palermo
Albeu.com
Sic dihet shumë skuadra të Premier Ligës, Bundes Ligës dhe ata të Seria A janë në ndjekje të kosovarit me nënshtetësi zviceriane, ku pritet të bëhet një garë në verën e ardhshme për blerjen e futbollistit Valon Beharami.Skuadrat nga Seria A, Juventus dhe Palermo janë të interesuara për shërbimet e mesfushorit shqiptar në radhët e Uest Hemit, Valon Behrami. Futbollisti shqiptar është njëri ndër futbollistët më të mirë në radhët e “çekanëve” dhe ky ishte shkaku kryesor për interesimin e shumë skuadrave të mirënjohura evropiane. Behrami para se të vijë në Londër, ishte pjesë e Lacios. Përveç Juventusit dhe Palermos interesim për shqiptarin ka shprehur edhe skuadra nga Bundesliga gjermane, Shtutgart.
Shtuar më 20/02/2010, ora 23:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori