"Bëj një foto pa filtra bëj", Hygerta Sako s'ja përton komentuesit (FOTO LAJM)

Moderatorja Hygerta Sako është shumë aktive në rrjete sociale, ku publikon vazhdimisht foto nga më të ndryshmet. Së fundmi ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto me kapuç dhe është përplasur me një ndjekëse e cila i ka kërkuar të bëjë foto pa filtra.

Hygerta nuk ka hezituar t'i kthejë përgjigje dhe i shkruan që të shikojë punën e saj dhe të mos iu japë mend të tjerëve.

Komentuesja: “Bëj një pa filtër bëj…”

Hygerta: “Aha, ti e ke Instagramin t’u japësh mend të tjerëve. Kuptoj!”

Komentuesja: “Epo ç’të bësh ca shesin ca japin!"

Hygerta: “S’kam ça bëj jo. Është zgjedhje personale. Personalisht nuk preferoj as të shes as të jap, po të shoh punën time."

Siç mund ta shikojmë nga komentet, Hygerta e ka përfunduar "bisedën" duke ia mbyllur gojën kritikuesve!

Shtuar më 17/02/2020, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori