Balaj: Jemi të bashkuar pavarësisht largimeve nga kombëtarja
Sulmuesi i kombëtares Bekim Balaj është i bindur se grupi i Kombëtares mbetet i bashkuar pavarësisht largimit të Xhakës dhe Abrashit së fundmi.

Në një dalje për mediat gjatë ditës së sotme në prag të miqësores së të martës ndaj Bosnjës është i gatshëm për të luajtur.

”Unë jam në gjendje të mirë nuk mendoj se ndalesa e kampionatit rus ka ndikuar në uljen time në stol pasi kisha luajtur në 3 ndeshje përpara kësaj sfide, por trajneri bëri zgjedhjet e tij. Shpresoj të luaj ndaj Bosnjës dhe pse jo të shënoj”.

Bomberi 26-vjeçari u ndal edhe te largimi i papritur i dy mesfushorëve nga kombëtarja, Taulant Xhakës dhe Amir Abrashit ndërsa foli edhe për objektivat e mbetur në këto eliminatore.

“Nuk e di pse janë larguar, Abrashi dhe Xhaka, atmosfera në skuadër është e mirë, por ata kanë bërë zgjedhjet e tyre. Ndeshjen e radhës e kemi ndaj Izraelit, duam të grumbullojmë sa më shumë pikë, dhe të bëjmë më të mirën tonë në sfidat e mbetura. Nuk duam ti vëmë objektivat vetes”./albeu.com/
Shtuar më 26/03/2017, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori