Belfodil: Muaji i Ramazanit më i rëndësishëm se futbolli
Pëlqej
Sulmuesi i Interit Ishak Belfodilk ka folur gjatë në një intervistë për "TuttoSport". Lojtari 21-vjeçar algjerian ka folur për sfidën e kësaj jave përballë Romës, për startin e skuadrës zikaltër, për trajnerin Walter Mazzarri por ndër të tjera edhe për fenë e tij dhe për muajin e shenjtë të Ramazanit, të cilin Belfodil, edhe pse duhet të jetë në fushën e lojës, e kalon duke agjëruar, siç ndodhi edhe këtë verë. Dhe për të ky muaj është më i rëndësishëm se edhe vetë futbolli.


"Ka pak ndeshje, në sulm jemi pesë futbollistë dhe vendet janë të pakta. Përgatitja për Ramazan ka ndikuar njësoj si në sezonet e tjera. Nuk dua ta përdor si justifikim nëse këtë vit ka kaluar pak më mirë. Edhe në Parma kam patur vështirësi javët e para, por më pas e kam marrë veten. Nëse ndodh ndonjë gjë nuk jam aq i marrosur sa të fajësoj Ramazanin: për mua është më i rëndësishëm se futbolli", ka thënë sulmuesi i Inter, Ishak Belfodil. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori