Belgjika fiton bindshëm ndaj Kosta Rikës (VIDEO)

Pëlqej
Belgjika ka mposhtur sonte Kosta Rikën në një miqësore me rezultatin e përgjithshëm 4-1 në "King Baudouin" të Brukselit.

Golat për "Red Devils" i shënuan: Mertens (31'), Lukaku (42' & 52') dhe Batshuayi (64').

Në këtë sfidë shkëlqeu sulmuesi i Manchester United që arriti të shënonte dy gola dhe të dhuronte një assists.

Kështu Belgjika niset me fitore për në Rusi ku do të zhvillohet Kupa e Botës. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori