Belgjika masa të forta për miqësoren ndaj Spanjës
Qeveria e Belgjikës do të marrë masa shtesë për ndeshjen miqësore që do të luhet të martën ndaj Spanjës.

Shpërthimet jashtë Stade de France, që vranë tre persona të premten, me 129 të vrarë në të gjithë qytetin e Parisit, kanë tronditur të gjithë Evropën.

Policia në Belgjikë arrestoi tre persona që ishin të dyshuar me sulmet në shtetin fqinjë Francën. Prandaj qeveria e Belgjikës ka ngritur në tre nivelin e rrezikut nga terrorizmi, dhe në këtë miqësore do të ketë rritje të sigurisë, për të trajtuar ndonjë rrezik që mund të krijohet. /albeu.com/

Shtuar më 15/11/2015, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori