Belgjika mbyll ndeshjen në 18 minuta, Polonia i falet Lewa-Glik, Maqedoninë e shpëton Bardhi
Sfida Belgjikë-Qipro është mbyllur me rezultatit 0-2 golat u shënua vetëm në 18 minuta ku fillimisht shënon kapiteni Hazard në minutën e 13 më pas Batshuay në minutën e 18’ duke e mbyllur me kaq sfidën që u mendua së do të dhuronte goleadë.

Poloni- Latvia, polakët arrijnë të gjejnë vonë goli i cili do të zhbllokonte ndeshjen vetëmminutën e 76’ ne anë të kapitenit Lewandowski me pas do të vinte dyfishimi nga mbrojtësi Glik që do ta mbyllte ndeshjen.

Slloveni-Maqedoni, do të mbyllej me rezultatin e barabartë 1-1. Do të ishin vendasit të cilët do të shënonin fillimishtminutën e 33 me Zajc. Maqedonia do të arrite të gjente golin e barazimit sapo nis pjesa e dytë ne minutën e 47’ me Enis Bardhin. Rezultati 1-1 do të ishte rezultati përfundimtar i cili kënaq më shumë Maqedoninë. /albeu.com/

Shtuar më 24/03/2019, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori