Belgjika publikon listën, merret vendimi për Adnan Januzaj
Kombëtarja e Belgjikës do t’i zhvillojë dy ndeshjet me rëndësi në muajin qershor.

Fillimisht, “Djajtë e Kuq” e presin Kazakistanin për një miqësore, e më pas përballen me Skocinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, shkruan Zëri.info.

Ndërkaq, trajneri Roberto Martinez ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit qershor.

Ndonjë befasi në këtë listë nuk ka, teksa të gjithë futbollistët që janë në formë janë ftuar.

I ftuar është edhe futbollisti nga Kosova Adnan Januzaj.
Shtuar më 21/05/2019, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori