Belgu që kërkohet nga 12 skuadra
Duket se rrugët në mes mbrojtësit belg Thomas Meunier dhe skuadrës PSG po shkojnë drejt ndarjes, shkruan IndeksOnline.

Belgu i cili tek skuadra parisiene është transferuar në vitin 2016 nga skuadra belge Club Brugge, nuk duket i kënaqur me aktivizimin dhe rolin që ka tek PSG.

Zërat për një largim të mundshëm janë përforcuar edhe më shumë kur Meunier ka deklaruar për ‘La Parisien’ se: "I kam thënë drejtuesve të PSG-së se më pëlqen të qëndroj këtu edhe vitin tjetër. Gjithsesi, ata nuk më janë përgjigjur përfundimisht. Pra, gjithçka është e hapur".

Më tej mbrojtësi shprehet: "Nëse do të më thonë se kanë nevojë për paratë e ardhura nga shitja ime, për shkak të "fair play financiar" dhe nëse më konfirmojnë se vitin tjetër nuk do të luaj, atëherë do të bisedojmë për të gjetur një zgjidhje. Ndaj, rinovimi është në mëdyshje"

"Ka patur shumë telefonata e kërkesa te PSG-ja në adresën time. Mund të them se janë 12 skuadra që janë interesuar për mua. Dhe bëhet fjalë për skuadra nga 5 kampionatet më të rëndësishëm në Europë", u shpreh në fund Meunier.

Shtuar më 03/06/2019, ora 20:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori