Bellerin është gati, Barcelona gjithashtu, pritet vendimi i Wengerit
Gjatë përpjekjeve për të detyruar lëvizje në Barcelonë, Hector Bellerin do të takohet me Arsenalin javën e ardhshme dhe do t'i tregojë klubit të tij se tani ai dëshiron të luajë në Camp Nou vitin e ardhshëm.

Ndërkohë që Bellerini përfundon me Spanjën në kampionatin evropian nën 21, ai do të udhëtojë në Londër. Bellerin është gati të përballet me vështirësitë e kryengritjes ndaj klubit ose të qetësimit dhe qëndrimit.

Duhet të kujtojmë se lojtari mban akoma respekt dhe mirënjohje ndaj Arsene Wenger për gjithçka që ai ka arritur në karrierën e tij të shkurtër deri më tani. Wenger nuk dëshiron ta lërë lojtarinm por ai ka thënë pak ditë më parë se nuk mban njëri me zor në Emiratës. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori