Bellerin lavdëron Mustafin
Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin, ka lavdëruar shqiptarin Shkodran Mustafin, duke thënë se ardhja e tij e ka forcuar Arsenalin, transmeton Gazeta Express.

“Ai deri më tani ka qenë një ndihmesë e madhe për ekipin”, tha fillimisht Bellerin.

“Mustafi është adaptuar menjëherë me mënyrën se si luajmë. Ai është rritur edhe më shumë dhe po bën punë të shkëlqyer në mbrojtje. Unë ndihem shumë mirë kuar luaj me të, pasi e di se kam dikë prapa që më ruan shpinën”, shtoi Bellerin, shkruan Goall.com./Albeu.com/
Shtuar më 21/01/2017, ora 21:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori