"Bëmë baba të të ngjaj", djali i Schumacherit paralajmëron kalimin në Formula 1
Mick Schumacher po përgatitet për një start të mundshëm të sezonit 2020 në Formula 2.

Piloti i talentuar është vetëm 22 vjeç por thotë se është gati që të marrë përgjegjësinë për të garuar në Formula Uno, njësoj si babai i tij Michael Schumacher.

“Kam qëndruar në shtëpi dhe kam përdorur një program të përditshëm stërvitur. Jam gati për nisjen e sezonit dhe mezi pres. Ky vit mund të jetë i rëndësishëm për mua, për të ardhmen time. Ndjej se jam gati për të kaluar në Formula 1”, tha Mick.

Gjasat janë që edhe Formula 2 të nisë më 5 korrik në Austri, në të njëjtën ditë me Formula 1.
Shtuar më 01/06/2020, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori