Bën "copë" Lambon 200 mijë euro, shpëton për mrekulli portieri i Man United (FOTO LAJM)

Portieri i Manchester United, Sergio Romero, ka pësuar një aksident me makinën e tij sportive me vlerë 170 000 paundë afër kompleksit stërvitor të klubit, këtë të hënë, në mëngjes.

Romero, i cili është portier i dytë pas De Geas, u fotografua këtë mëngjes duke qëndruar pranë Lamborghinit të të tij, në krah të rrugës, afër kompleksit Carrington.

Makina dukej qartë se kishte pësuar dëme serioze, pasi kishte kaluar tejpërtej barrierën anësore të rrugës.

Klubi i Manchester United ka konfirmuar se lojtari nuk është lënduar.

32-vjeçari luan në “Old Trafford” që nga viti 2015 dhe është aktivizuar në nëntë takime në të gjitha garat këtë sezon.

Argjentinasi ishte në stol edhe në humbjen 2-0 përballë Liverpoolit, në “Anfield”.
Shtuar më 20/01/2020, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori