Bën shqiponjën në studio, politikani zviceran del hapur pro Xhakës e Shaqirit
Pëlqej
Ndeshja Zvicër-Serbi u kthy në një ndër ndeshjet më të komentuara të botërorit, kjo për shkak të Xhakës dhe Shaqirit të cilët bënë me duar shqiponjën.

Në episodin e fundit të emisionit "Teleblocher", ish këshilltari federal zviceran ka mbrojtur lojtarët e përfaqësueses zvicerane:

"Serbët në skenë nuk silleshin në mënyrë miqësore. Ata pothuajse rregullisht i mbanin jashtë gjuhët e tyre. Sportistët nuk janë shenjtorë".

Por, Blocher nuk e arsyeton me të vërtetë gjestin.

"Zviceranë apo jo, nuk bëhet gjest i tillë". Ndërkaq, moderatori i emisionit parashtron pyetjen i habitur:

"Por, ata janë zviceranë?" Me këtë rast, Blocher pohon: "Nëse natyralizohen, nuk do të thotë se janë zviceranë. Ata u goditën në zemër, sepse janë edhe shqiptarë."

Historia nuk duhet të ekzagjerohet, thotë Blocher, i cili në një moment edhe vetë e bën shqiponjën, duke ilustruar me gjeste atë që u pa në fushën e futbollit.

"Që të dyja palët i hodhën benzinë zjarrit dhe bënë diçka që nuk duhet ta bëjnë, por kjo ekziston në të gjithë botën. Ata nuk vranë askënd." /albeu.com/

Shtuar më 01/07/2018, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori