Benatia: Bayern Munchen? Një ëndërr
Pëlqej
Mehdi Benatia fluturon drejt Mynihut. Ish futbollisti i Romës mori një charter për të shkuar në Gjermani aty ku do ti nënshtrohet vizitave mjekësore dhe ku do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Bayern Munchen, nga e cila do të pëfitojë 4 milionë euro neto në sezon.

Siç shihet në foton që marokeni ka postuar në Twitter, bashkë me të ka qënë edhe agjenti i mbrojtësit.

"Në Romë kam përjetuar momente fantastike, por tani dua të nis një kapitull të ri në jetën time. Jam i lumtur që më në fund transferimi u konkretizua. Bayern ka shumë lojtarë të mëdhenj, skuadra është e shkëlqyer dhe është një ëndërr që do të jem pjesë e saj", ka thënë Benatia për portalin gjerman "Sport1". /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori