Benatia largohet nga Juventusi, pranë firmës me kampionët e Katarit
Medhi Benatia është shumë pranë largimit nga Juventusi. Mbrojtësi dëshiron të ndryshojë ekip për të luajtur më tepër dhe një nga ofertat që e ka bindur është ajo e klubit nga Katari, Al Duhail.

Sipas mediave italiane, ky klub i ka ofruar mbrojtësit maroken mbi 4 milionë euro në sezon. Ndërkohë për kampionët e Italisë pritet të shkojnë 8 milionë euro plus 6 milionë të tjera si bonuse.

Benatia u transferua te Juventusi në verën e vitit 2017, ndërkohë që hapësirat e pakta në formacion kanë bërë që ai të kërkojë largimin. 31-vjeçari ndiqet edhe nga ekipe të tjera në Europë, por duket se oferta e klubit nga Katari ka qenë bindëse për mbrojtësin.
Shtuar më 26/01/2019, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori