Benatia: Mendoja se do mbyllja karrierën te Juve, por jeta ka befasi
Medhi Benatia kishte planifikuar të mbyllte karrierën te Juventus, por ai tashmë ka vendosur të largohet për shkak të hapsirave të pakta që kishte.

Ai luajti vetëm 6 ndeshje këtë sezon. Në fakt Benatia e kishte të vështirë vendin e një titullari. Me ardhjen e Bonuccit ai e nisi sezonin nga stoli pasi luajnë të dy në qëndër të mbrojtjes, shkruan Albeu.com.

Megjithatë ai shpërndau një mesazh lamtumirë për Juventusin në rrjetet sociale.

"Përshëndetje të gjithëve. Pas dy ditëve të ngjeshura, dua ta shfrytëzoj rastin t’i them lamtumirë familjes së madhe në Juventus, lojtarëve, tifozëve, stafit, trajnerëve, doktorëve dhe pjesës tjetër të klubit, të cilët do të më mungojnë natyrisht", shkroi Benatia në llogarinë zyrtare te Instagramit.


"Po lë pas shumë miq të cilët shpresoj se do t’i shoh përsëri së shpejti. Përjetuam shumë gjëra së bashku dhe arritëm sukses të madh. Në korrik isha i sigurt se do ta mbaroja karrierën me të gjithë ju, por fatkeqësisht jeta ka befasi për secilin prandaj edhe m’u desh t’i ndryshoja planet, ama gjithmonë me dëshirën për të fituar, por edhe duke marr vendimin e duhur për familjen", shtoi Marokeni

"Faleminderit për dashurinë. E kuptoj se jo secili duhet ta pranojë zgjidhjen time, prandaj e gjitha që kërkoj është respekti për të", përfundoi Benatia


Shtuar më 30/01/2019, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori