Benatia te Bayern, Manolas te Roma
Pëlqej
Largohet Mehdi Benatia dhe vjen Kostas Manolas. Roma e ka gjetur tashmë zëvendësuesin e futbollistit maroken, i cili në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet si blerja më e re e Bayern Munchen. Klubi verdhekuq ka mbyllur marrëveshjen me Olympiakosin për transferimin e 23-vjeçarit grek në kryeqytetin italian. Falë edhe agjentit ndërkombëtar Mino Raiola, Roma dhe klubi helen kanë arritur akordin për 13 milionë euro, përfshirë edhe bonuset dhe gjatë orëve të ardhshme Manolas pritet të zyrtarizohet si lojtar i nënkampionëve të Italisë.

Mbërritja e futbollistit grek te Roma tashmë është një fakt i kryer megjithatë drejtori sportiv Walter Sabatini po punon në mënyrë që trajneri Rudi Garcia ta ketë në dispozicion Manolasin që për ndeshjen e parë të kampionatit atë ndaj Fiorentinës.

Përsa i përket Benatia, pas një dite të mbushur plotë me bisedime mes drejtuesve të klubit verdhekuq dhe atyre të Bayernit, tashmë mund të thuhet në kuptimin e plotë të fjalës se ish lojtari Udineses do të jetë një futbollist i skuadrës gjermane.

Nga shitja e Benatia, Roma do të përfitojë 27 milionë euro plus bonuset që në bazë të paraqitjeve të futbollistit me fanellën e Bayernit mund të arrijnë deri në 5 milionë euro. Me kampionët e Gjermanisë qendërmbrojtësi maroken do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro në sezon. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori