Benayoun drejt largimit nga Chelsea
Yossi Benayoun duket se do t'i bëjë gati valixhet, për t'u larguar nga Chelsea. Mesfushori izraelit ka luajtur vetëm një minutë me Chelsean, ndërsa duket i parëndësishëm tek klubi londinez, sidomos pas arritjes së mesfushorit Mata.

Flitej se ish-futbollisti i Liverpoolit do të futej në çështjen Luka Modric, me kroatin që do të arrinte tek ekipi i Andre Villas-Boas, ndërsa izraelitin tek Spurs.

"Jam në negociata me disa ekipe. Të reja do të ketë shumë shpejt", ka thënë kapiteni i Izraelit për The Sun. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2011, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori