Bendtner plas "bombën": Kur shkova e Juventusi një grup futbollistësh po pinin cigare në tualet
Sulmuesi danez, Nicolas
Bendtner ndryshoi shumë klube dhe ai pati një aventurë të shkurtër në gjigantin italian
Juventus.
Bendtner kaloi një sezon te
Juventus (2012/13), dhe tani zbulon detaje tronditëse të qëndrimit të tij në Torino.
"Nuk ishte askush në dhomën e zhveshjes nga shokët e mi të skuadrës, dhe kjo ishte dita ime e parë në
Juventus. Takova një grup prej 10, 12 futbollistësh që pinë kafe në
tualet, flisnin dhe pinë
cigare. E dija menjëherë se do ta shijoja", tha
Bendtner.
Gigi Buffon dhe Andrea Pirlo nuk e kanë fshehur kurrë dashurinë e tyre për
cigare, por këmbëngulin se ato nuk ndikojnë në performancën e tyre.
"Çfarë mund t’u them atyre djemve? Shihni karrierën dhe profesionalizmin e tyre. Për shkak se ata e treguan atë në fushë, ju nuk mund t’i fajësoni për atë. Ishte qesharake kur Mario u kritikua për pirjen e duhanit në
tualet dhe kjo ishte një histori në të gjitha gazetat. Në të gjitha klubet ku kam luajtur, lojtarët pinin duhan. Më shumë në Itali sesa në Angli".
Shtuar më 17/11/2020,
ora 11:36