Bënë ate që lojtarët e tyre nuk e bënë, Barcelona gati për merkato tek Tottenham
Tottenham ka arritur të nxjerrë një barazimi me Real Madridin në Bernabeu, në një ndeshje që e zhvilluar mirë. Drejtori sportivi Barcelonës, Robert Fernandez, ka dërguar disa vëzhgues për të parë nga afër disa lojtarë.

Nëse dështon transferimi i Philippe Coutinhos, Blaugranat si alternativ e shohin danezin Christian Eriksen. Lojtari që luan tash e një kohe te Tootenham ishte ndër më të mirët në fushë mbrëmjen e shkuar.

Davinson Sanchez po ashtu është një lojtar që pëlqehet nga Barcelona, shkruan Sport. Kolumbiani i ka kushtuar hiq më pak se 42 milionë funte pas transferimit nga Ajaxi.

Mbrojtësi edhe pse 21 vjeç, ndaj Realit e zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme.

Lojtari tjetër që pëlqehet tej mase nga Fernandez është Dele Alli. Anglezi nuk luajti mbrëmë pasi ishte i suspenduar me karton të kuq. /Albeu.com/
Shtuar më 18/10/2017, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori