Benevento thyen rekordin e United
Benevento ka pësuar edhe humbjen e 13 më radhë në Serie A, duke thyer kështu rekordin e Manchester Unitedit me 12 humbje

Skuadra italiane, Benevento ka pësuar humbjen e 13 më radhë në Serie A në 13 javët e para, duke u renditur në vendin e fundit me zero pikë.

Ky është starti më i dobët në histori të pesë ligave më të forta të Evropës që është regjistruar ndonjëherë.

Deri më tani këtë rekord e mbante Manchester United, që në sezonin 1930/1931, kishte pësuar 12 humbje në 12 javët e para, duke rënë edhe nga liga atë edicion.

Benevento mund ta rris edhe më shumë këtë rekord të zi, pasi javën e ardhshëm do të luaj në udhëtim ndaj Atalantas. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2017, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori