Benevento trullos Milanin e Gattusos, fiton midis San Siros (VIDEO)

Benevento ka mposhtur Milanin me shifrat 0-1 në "San Siro" duke ia humbur shpresat për një vend që dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.

Humbja e sotme madje i rrezikon edhe vendin e gjashtë skuadrës së Gennaro Gattusos.

Golin e vetëm dhe të fitores për Beneventon e realizoi Iemmello në minutën e 29'-të.

Pas kësaj humbjeje Milani renditet në vendin e 6 me 54 pikë, ndërsa Benevento renditen e fundit në tabelë me 17 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori