Benfica-Barça, superndeshja e Grupit G
Benfica–Barcelona është padyshim ndeshja më e rëndësishme e Grupit G të Champions League, ku vëndasit portugezë duhet të masin forcën me skuadrën mbase më të fortë në Europë. Për Benficën kjo do të jetë ndeshja e 200-të në Champions League ku kanë shënuar 348 gola por edhe e 350-ta në kompeticionet e UEFA.

Maxi Pereira është rikthyer pas pezullimit për kartonin e kuq që mori sezonin e kaluar në cerekfinalen e dytë kundër Chelsea ndërsa Luizao është dënuar deri më 14 nëntor pas një incidenti që pati me gjyqtarin kundër Fortuna Dusseldorf në një miqësore në gusht.

Luzitanët janë për të tretin vit radhazi në fazën e grupeve por janë gjithahstu edhe një prej 10 skuadrave që nuk kanë shënuar dot gol në ndeshjen e parë. Trajneri Jorge Jesus ka afruar disa lojtarë interesant gjatë mërkatos së verës si Lima e Ola John por ka hubur disa futbollistë shumë të rëndësishëm si Axel Witsel, Javi Garcia apo Javier Saviola.

Oscar Cardozo vazhdon të mbetet i dëmtuar por lajmi i mirë vjen nga Pablo Aimar që është i gatshëm pas problemeve që pati në këmbën e djathtë. Në krahun tjetër trajneri Vilanova duhet të bëjë llogaritë me disa dëmtimet të rëndësishsme si ajo e Pique dhe Thiago Alcantara që do të mungojë 8 javë ndërkohë që për Puyol, Iniesta dhe Adriano trajneri katalanas ka deklaruar se do të presë deri në fund për të parë nëse do të jenë në gjëndje të luajnë të 90 minutata apo jo.

Katalanasit që sezonin e kaluar thyen rekordin duke arritur për të pestën herë radhazi gjysëm-finalet e Champions kanë shënuar 799 gola deri tani në kompeticionet e UEFA. Lionel Messi është shpallur golashënuesi më i mirë i Champions në katër sezonet e fundit dhe me dy golat e shënuar në takimin e parë i është bashkuar në renditjen e golashënuesëve Iscos së Malagas, Oscar të Chelsea, Mkhitaryan të Shakhtar dhe Reafael Bastos të Cluj. Katalanasit kanë shkaktuar vetëm katër faulle në ndeshjen e parë më pak se cdo skuadër tjetër. Xavi Hernandez kreu 120 pasime të sakta nga 140 në total në ndeshjen kundër Spartakut të Moskës më të lartat e të gjitha ndeshjeve të para. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2012, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori