Identifikohen dy nga grabitësit e miliona eurove në aeroportin e Rinasit
Benfica e blindon, Juventus e kërkon
Benfica po bëhet gati që të blindojë një nga talentet më të kërkuar në Europë, 19-vjeçarin Joao Felix.

Real Madrid, Barcelona, Atlético, Juve, Manchester City janë klubet që janë gati të nisin betejën në merkato madje për të ofruar edhe 120 milionë euro që është klauzola e sulmuesit portugez por një shumë e tillë nuk mjafton më.

Drejtuesit e klubit portugez nuk duan ta shesin por duke pare që ofertat mund të barazohen me klauzolën kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me qëllim rritjen e klauzolës në 200 milionë euro.
Shtuar më 24/03/2019, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori