Benfica fiton titulllin e 37 në histori
Benfica feston titullin e 37-të kampion në Portugali një rekord absolut ky në futbollin luzitan.

Shqiponjave të Lisbonës u mjaftonte vetëm një barazim në ndeshjen e fundit ndaj Santa Clarës në Da Luz, por skuadra e trajnerit Lage mori një fitore bindëse me shifrat 4-1, duke festuar në fund një titull të merituar.

Benfica e mbylli kampionatin në kuotën 87 pikëve, dy më shumë se Porto që në javën e fundit fitoi 2-1 klasiken ndaj Sportingut.

Edhe ndaj Santa Clarës shënoi talenti Joao Felix që arriti kuotën e 15 golave në kampionat ndërsa zvicerai Seferovic i cili realizoi dy herë në këtë fitore u shpall edhe kryegolashënuesi i kampionatit portugez me 23 gola.

Për Benficën ky ishte titulli i 5-të në 6 vitet e fundit ndërkohë që me këtë sukses shqiponjat e Lisbonës siguruan edhe kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Champions League. /albeu.com./
Shtuar më 19/05/2019, ora 08:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori