Benfika: Në Londër për kualifikim
Trajneri i Benfikës, Jorge Jesus, dhe mesfushori Bruno Sezar, edhe pse humbën ndeshjen e parë në shtëpi, nuk ndjehen të dorëzuar për sfidën e sotme përballë Chelsea. Sipas tyre, ashtu si anglezët fituan në transfertë, të njëjtat shanse kanë edhe ata për të fituar në “Stamford Bridge”, edhe pse historia nuk u jep asnjë shans për kualifikim.

Chelsea fitoi me fat, por të njëjtën gjë do të bëjmë edhe ne ndaj tyre. Janë vetëm 90 minuta dhe për ne luhet si një finale. Jam i vetëdijshëm për kualitetin në ekip dhe besoj shumë te fitorja. Edhe pse vendësit janë favoritë, asgjë nuk është e pamundur. Ne nuk i trembemi aspak formës së tyre”, – theksoi trajneri i Benfikës, Jorge Jesus.

Ndërsa mesfushori Bruno Sezar ka besim të verbër te kualifikimi. “Jemi të fokusuar maksimalisht. Kemi ardhur për të kryer objektivat tona dhe me pak fat besoj se do ia arrijmë”, tha Sezar.

Ndërsa kërcënimi më i madh vjen nga sulmuesi Oscar Cardoso, i cili jep fakte mbi suksesin ndaj anglezëve. “Nuk kemi frikë ndaj anglezëve. Kemi mundur Manchester United, të cilët janë më të fortë se Chelsea”, u shpreh sulmuesi paraguajan i portugezëve. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori