Benitez - 25 milionë euro për Riberyn
Albeu.com
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka pëgatitur një ofertë ambicione për anësorin e Bayern Muncihut, francezin Frank Ribery. Oferta eshte plot 25 mln euro. Me ardhjen në Bayern, Ribery u ngrit në një prej futbollistëve më të rrezikshëm të pozicioneve anësore, krahas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi.

Sipas mediave gjermane, Liverpooli është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro për ta dërguar francezin në Anfield.

Benitez është në kërkim të përforcimeve në pozicionet anësore, ndërsa është në përcjellje edhe të disa futbollistëve si Maxi Rodriguez dhe Albert Riera.

Bayern pagoi afro 22 milionë euro për të sjellë Riberyn nga Marseille gjatë vitit të kaluar, andaj edhe nuk do të lejojnë që të ndahen me lehtësi nga ky mesfushor. (telegrafi)
Shtuar më 31/05/2008, ora 18:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori