Benitez: Ishim në kontroll të ndeshjes
Pëlqej
Rafa Benitez thotë se Napoli “ishte në kontroll 100 për qind të ndeshjes” pavarësisht disfatës 1-0 nga Udinese.
Napoli tash ka humbur dy ndeshje në Serie A, por ka krijuar 43 tentime për gol pa arritur të shënojë asnjë gol. Edhe pse kishte raporte për tensione në dhomën e zhveshjeve, spanjolli thotë se është i kënaqur me paraqitjen.

“Kjo ndeshje ishte nën kontroll, pastaj për shkak të një sfide të lehtë para golit ne e humbëm atë”.

“Deri në atë moment, Rafael nuk duhej të bënte asnjë mbrojtje. Është për të ardhur keq, pasi kjo ndeshje mund të ishte fituar me kualitet, por shkoi ndryshe”.

“Megjithatë ne pamë një performancë ekipore këtu, pasi krijuam shanse dhe po ashtu goditëm shtyllën. Unë nuk pashë ndonjë mundësi të Udineses sot dhe ne kishim kontrollndeshjes, 100 për qind. Neve na mungoi vendosmëria në sulm”, ka thënë Benitez për Sky Sport Italia.
Shtuar më 22/09/2014, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori