Benitez le Napolin për Real Madridin?
Pëlqej
Rritet i ftohti i madh mes Rafa Benitez, Aurelio de Laurentiis dhe popullit napoletan. Marrëdhëniet janë ngrirë dhe me shumë mundësi, trajneri i Napolit do t’i japë lamtumirën skuadrës në fund të sezonit sepse tekniku spanjoll nuk e ka hedhur ende firmën në kontratë dhe në këtë mënyrë, palët do të ndahen në paqe. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave, emri i Benitez ka nisur të lakohet në Madrid si pasardhësi i Carlo Ancelotti.

Benitez dhe Florentino Perez njihen prej kohësh me njëri tjetrin dhe marrëdhënia e tyre e ngushtë nuk është një sekret.

Nga ana tjetër edhe De Laurentiis po lëviz për të gjetur pasardhësin e trajnerit aktual dhe i pari në listë është Luciano Spalletti. Tekniku toskan ka një kontratë me Zenitin deri në qershor dhe që prej mesit të vitit tjetër do të jetë i lirë të formosë me skuadrën që dëshiron.

Tifozët e Napolit duken më të joshur nga hipoteza Mancini, por ish drejtuesi i Galatasaray mund të ulet në stolin e një skuadre gjatë këtij sezoni dhe kjo do ta sfumonte përfundimisht mundësinë e ankorimit të tij në Napoli.

Gjithsesi, për momentin është spanjolli timonieri i skuadrës dhe rezultatet e javëve të ardhshme mund të rikthejnë përkohësisht qetësinë në kampin e "Axurr". /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori