Benitez: Ndeshja mund të kishte përfunduar 3-1 për ne
Pëlqej
Rafael Benitez, është i zemëruar me mënyrën se si skuadra e tij u mposht në shtëpi nga Chievo.
Maxi Lopez shënoi të vetmin gol në ndeshjen e zhvilluar në San Paolo, me Gonzalo Higuain që humbi një penalti.

“Është vështirë të shpjegohet kjo disfatë. Në 20 minutat e fundit ne ishim shumë të nxituar dhe humbëm mundësitë”.

“Është një prej atyre ndeshjeve e cila nëse kishte përfunduar 3-1 për ne, askush nuk do të ishte ankuar. Tifozët tonë ishin fantastik dhe bënë gjithçka që mundën deri në fund”.

“Ne nuk shënuam gol, andaj nuk mund të ankohemi shumë. Ne duhet t’i shfrytëzojmë më shumë shanset tona dhe të fitojmë ndeshjet si kjo”, ka thënë spanjolli.


Shtuar më 15/09/2014, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori