Benitez: Nëse Moratti do Messin, unë jam dakort
“ Për merkaton flas vetëm me Morattin, dhe nëqoftë se ai do Messin absolutisht unë nuk e kundërshtoj”, kanë qënë fjalët e trajnerit të Interit, Benitez pas deklaratës shpresëdhënëse që ka bërë presidenti duke thënë se do të sjellë Messin në ekip. Benitez shprehet i gatshëm të presë argjentinasin me krahë hapur edhe pse Interi ka disa probleme me dëmtimet që e kanë kushtëzuar këtë fillim sezoni.


Më pas edhe dy fjalë për Cagliarin, kundështarin e rradhës në kampionat. “ Do të jetë shumë e vështirë të fitojmë dhe të shprehim lojën tonë më të mirë sepse Cagliari është një skuadër shumë e fortë në shtëpinë e vet”, përfundon Benitez.(albeu.com)
Shtuar më 16/10/2010, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori