Benitez: Nuk jam i kenaqur me lojen ndaj Espanyolit
Albeu.com
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i pakënaqur me paraqitjen e ekipit të tij pas humbjes së mbrëmshme prej 3-0 nga Espanyol. Ish-sulmuesi i Chelseat, Ben Sahar, shënoi dy herë në pjesën e dytë, për të çuar në tre ...
... numrin e golave të Espanyol, pas një shënimi të hershëm të Luis Garcia, derisa ekipi spanjoll festoi hapjen e stadiumit të ri Estadi Cornella-El Prat me fitore.

“Ndeshja ishte shumë e rëndësishme për ta. Për ne ishte një ndeshje miqësore, por duhet të luani në nivel çdo ndeshje dhe duhet të punoni më me ngulm se që bëmë ne sot. Për 25 minuta në pjesën e parë ishim okay, por pjesën tjetër të ndeshjes ata ishin mbi ne, duke fituar çdo të dytin top dhe sfidë. Nuk mund të fitoni ndeshje nëse nuk punoni shumë”, ka thënë spanjolli.
Shtuar më 03/08/2009, ora 16:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori