Benitez te City, Mihajloviç te Napoli
Do të jetë Sinisa Mihajloviç trajneri i ri i Napolit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Sipas mediave britanike dhe atyre italiane, Aurelio De Laurentiis ka gjetur akordin me trajnerin aktual të Sampdorias që do të firmosë një kontratë 2-3 vjecare. Sipas "Daily Star", spanjolli Rafa Benitez i ka thënë "Po" Manchester City-t, që i ka propozuar një kontratë prej 12 muajsh, në pritje për të kuptuar se cfarë do të bëjë objektivi i madh i "Citizens" për stolin, Pep Guardiola.

E tashmja dhe e ardhmja e Napolit, do të takohen të dielën në "San Paolo", në një ndeshje ku janë në lojë pikët e cmuara të zonës Europiane në Serie A. Mihajloviç që do të jetë aty me Sampdorian për të sfiduar Napolin, të martën e ardhshme do të zyrtarizojë largimin e tij nga stoli i skuadrës doriane, për të nisur më pas sfidën e tij më të rëndësishme në karrierën si trajner.

Presidenti i Napolit është bindur për t’i besuar serbit, të cilin e konsideron njeriun e duhur për të menaxhuar skuadrën.

Benitez nga ana e tij, do t’ia rinisë nga Premier League. Pasi ka drejtuar aty më parë Liverpoolin e Chelsean, e pret Manchester City që në fund të këtij sezoni do t’i japë duart Manuel Pellegrinit. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2015, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori