Bennacer qetëson tifozët e Milanit: Jam i lumtur, nuk mendoj për klauzolën
Ylli i AC Milanit, Ismael Bennacer ka thënë se nuk është duke menduar për klauzolën e lirimit që është e përfshirë në kontratën e tij.

Algjeriani gjatë verës ishte i lidhur me largimin, ndërsa në rast se dëshiron të largohet në verë, atëherë klubet mund të paguajnë klauzolën 50 milionëshe.

Mirëpo, Bennacer ka theksuar se nuk mendon për këtë klauzolë dhe se është i lumtur të "Rossonerët".

"Nuk mendoj për të, nuk është puna ime. Unë mendoj vetëm për fushën".

"Jam vërtetë shumë i lumtur të AC Milani", u shpreh ai.

Sidoqoftë, lojtari vazhdon të kërkohet me ngulm nga Manchester City dhe PSG-ja.
Shtuar më 25/11/2020, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori