Bent: Torres mbetet më i miri në Angli
Që kur ka ardhur te Chelsea ka shënuar vetëm tre gola në Premier League. Për një futbollist që u ble për 55 milionë euro janë shumë pak, për të mos thënë asgjë.

Bëhet fjalë për sulmuesin spanjoll të Chelsea, Fernando Torres, që sipas Darren Bent është " Sulmuesi më i mirë i kampionatit anglez të futbollit kur është në formën e tij më të mirë".

Sipas asaj që raporton The Sun, sulmuesi i Aston Villa, Bent ka thënë: " Është ende më i miri. I shpejtë, potent, teknik dhe i fortë në lojën në ajër. Kushdo që luan me Spanjën është i një niveli të lartë", u shpreh sulmuesi i Anglisë dhe Aston Villa, Darren Bent. /albeu.com/.
Shtuar më 10/11/2011, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori